Blog Details

ACTIVE WATER II – Pjesëmarrja në Pop-Up Embassy SWEDENonTour

Posted by
Category: 

H2H Foundation, në bashkëpunim me North Green Association, mori pjesë në panairin Pop-Up Embassy SWEDENonTour në Durrës – një aktivitet që promovon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Suedisë në fushën e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit mjedisor.

Stenda jonë u vizitua me interes nga Ambasadori Suedez Z. Niklas Strom dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës Znj. Emirjana Sako, ku u prezantua projekti Active Water II – një iniciativë që synon monitorimin, mbrojtjen dhe aktivizimin qytetar për trupat ujorë në bashkitë Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

Projekti përqendrohet në rritjen e ndërgjegjësimit mbi menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave, duke angazhuar komunitetin dhe përdorur teknologji të thjeshta për matjen dhe vlerësimin e cilësisë së ujit.

H2H Foundation falenderon Ambasadën Suedeze për ftesën dhe thekson se pjesëmarrja në këtë event ishte një mundësi e vlefshme për të ndarë përvoja dhe për të promovuar iniciativat që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës në qytetet tona.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment