Blog Details

H2H Foundation në aksion për natyrën

Posted by
Category: 

H2H Foundation pati kënaqësinë të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë për mbjelljen e pemëve, organizuar në bashkëpunim me Rotary Club Tirana Internacional. Ky aktivitet, i cili kishte si qëllim përmirësimin e mjedisit dhe rritjen e gjelbërimit në zonat urbane, u realizua falë dhurimit bujar të pemëve nga Rotary Club Tirana Internacional.

Vullnetarët dhe përfaqësuesit e fondacionit tonë kontribuan aktivisht në mbjelljen e dhjetëra pemëve, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë e kujdesit ndaj natyrës dhe angazhimit qytetar për një mjedis më të shëndetshëm.

Ky bashkëpunim është një shembull i fuqishëm i asaj që mund të arrihet kur organizatat bashkohen për një qëllim të përbashkët – të krijojmë një mjedis më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Faleminderit Rotary Club Tirana Internacional për mbështetjen dhe bashkëpunimin frytdhënës!

Be the first to comment