Data: 17 Qershor 2025
Organizuar nga: H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association
Qëllimi i Aktivitetit
Në kuadër të projektit “Active Water II”, H2H Foundation, në bashkëpunim me partnerët ArtKontakt dhe North Green Association, zhvilloi një aktivitet të posaçëm monitorimi me fokus në vlerësimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore. Aktiviteti kishte për qëllim të kontribuojë në ndërgjegjësimin dhe forcimin e mbrojtjes së burimeve ujore si pjesë e përpjekjeve për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor dhe shëndetësor.
Aktivitetet e Zhvilluara
🔬 Gjatë monitorimit, u kryen matje të parametrave fiziko-kimikë në terren duke përfshirë temperatura, pH, turbullirë, përçueshmëri elektrike dhe oksigjen të tretur.
🧪 U morën gjithashtu kampione për analiza laboratorike bakterologjike, me qëllim identifikimin e ndotjes mikrobiale dhe për të vlerësuar sigurinë e ujit për kontakt të mundshëm me njerëzit dhe mjedisin.
Lokacionet e Monitoruara
📍 Liqeni i Belshit – 2 pika monitorimi
📍 Liqeni i Tafanëve – 2 pika monitorimi
Pse është e rëndësishme kjo nismë?
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për:
✅ Rritjen e transparencës në lidhje me cilësinë e burimeve ujore në zonat urbane
✅ Edukimin e komunitetit mbi rëndësinë e ruajtjes së ujit të pastër
✅ Nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve lokalë për mbrojtjen e mjedisit
🌍 Për një të ardhme me burime ujore të sigurta dhe të qëndrueshme!
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.