H2H Foundation ka publikuar Raportin e Parë të Monitorimit në kuadër të projektit Active Water II, i cili synon të vlerësojë cilësinë e trupave ujore dhe të promovojë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Monitorimi i zhvilluar gjatë muajit Qershor 2025, përfshiu 14 trupa ujore në Shqipëri, ku u analizuan parametra fizikë, kimikë dhe mikrobiologjikë me qëllim vlerësimin e gjendjes aktuale të ujërave sipërfaqësore dhe identifikimin e ndikimeve të mundshme të ndotjes nga aktivitetet njerëzore.
Rezultatet e fazës së parë ofrojnë një pasqyrë bazë mbi cilësinë e ujit, duke kontribuar në ndërtimin e një baze të qëndrueshme të të dhënave për monitorimet e ardhshme dhe në hartimin e masave për mbrojtjen dhe përmirësimin e ekosistemeve ujore.
Monitorimi është kryer duke përdorur pajisjet e vëna në dispozicion nga GreenAl. Analizat bakteriologjike janë realizuar nga Laboratori i Departamentit të Mjedisit dhe Ekologjisë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me mostra të marra nga ekspertët mjedisorë të H2H Foundation.
Ky raport u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.
📄 Raportin e plotë mund ta lexoni më poshtë: