Në datë 8 Nëntor 2023, në Berat u zhvillua takim për të diskutuar rreth digave që janë në pronësi të bashkive përkatëse të qarkut Berat, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga bashkitë dhe prefekti i Qarkut. Gjatë takimit u theksua rëndësia për mirëmbajtjen, administrimin, shfrytëzimin e rezervuarëve dhe siguria e infrastrukturës së digave. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar projektin Albanian Municipality DARE dhe për të diskutuar gjendjen ekzistuese të digave dhe identifikimin e digave që kanë humbur funksionin e tyre.