H2H Foundation / Aktivitetet / Albanian Municipality DARE: Takim me Bashkitë në Prefekturën e Qarkut Tiranë

Në datë 20 Nëntor 2023 u zhvillua takim në Prefekturën e Qarkut Tiranë, ku i pranishëm ishte prefekti i Qarkut, me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, dhe përfaqësues nga Bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Tiranë dhe Vorë. Në takim u theksua rëndësia për mirëmbajtjen, administrimin, shfrytëzimin e rezervuarëve dhe siguria e infrastrukturës së digave. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar projektin Albanian Municipality DARE dhe për diskutim dhe informimin mbi digat në administrim të Bashkive dhe gjendjen e tyre.