H2H Foundation / Aktivitetet / H2H Foundation merr grant nga Europian Open Rivers Programme për projektin “Albanian Municipality Dam Removal (DARE)” për heqjen e digave jofunksionale në Shqipëri

H2H Foundation ka publikuar njoftim tek Gazeta Koha Jone për marrjen grantit nga European Open Rivers Programme për zbatimin e projektit “Albanian Municipality Dam Removal (DARE)” për heqjen e digave jofunksionale në Shqipëri.

Publikimin e gjeni në link https://kohajone.com/h2h-foundation-merr-grant-nga-europian-open-rivers-programme-per-projektin-albanian-municipality-dam-removal-dare-per-heqjen-e-digave-jofunksionale-ne-shqiperi/

Projekti DARE si një iniciativë bashkëpunuese ka për qëllim të mbështesë institucionet qendrore dhe lokale shqiptare në zbatimin e angazhimeve dhe detyrimeve të tyre sipas Direktivës Kuadër të Ujit, duke përmirësuar cilësinë e ujit, statusin ekologjik dhe qendrueshmërinë e ekosistemeve lumore në vend. Projekti do të organizoj një tryeze diskutimi midis aktorëve të ndryshëm me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe koordinimit për të identifikuar dhe analizuar situatën aktuale të digave dhe pengesave ujore në Shqipëri. Kjo do të jetë tryeza e parë e këtij lloji në vend dhe do të rezultojë në hartimin e një liste me digat apo pengesat ujore që duhen trajtuar si prioritet për tu hequr çka do të kontribuojë në rikthimin e rrjedhave natyrore të lumenjve.

Fondacioni H2H falenderon Programin Evropian të Lumenjve të Hapur (European Open Rivers Programme) për mbështetjen dhe besimin e tyre në punën dhe ekspertizën tonë. Ky projekt është një mundësi unike për të adresuar ndikimet negative që shkaktohen në mjedis dhe shoqëri nga digat që kanë humbur funksionin ose janë të vjetruara, duke rikthyer funksionet dhe vlerat natyrore të lumenjve dhe rrugëve ujore në Shqipëri

European Open River Programme

Programi Evropian i Lumenjve të Hapur është një organizatë holandeze që jep grante dedikuar  restaurimit të lumenjve. Programi ofron grante për të mbështetur projektet që çojnë në heqjen e digave të vogla dhe rivendosjen e rrjedhës së lumenjve dhe biodiversitetit. Programi financohet nga Arcadia

Për më shumë informacion rreth Programit Evropian të Lumenjve të Hapur mund të vizitoni faqen e tyre të internetit në faqen: Europian Open Rivers Programme