H2H Foundation / Aktivitetet / Albanian Municipality DARE: Takim tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR)

Në datë 06 Shkurt 2024, Ekipi i H2H Foundation zhvilloi takim tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) për prezantimin e projektit “Albanian Municipality Dam Removal – DARE”. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i gjetjeve kryesore deri në këtë fazë të projektit dhe diskutim për heqjen e digave jofunksionale që janë përdorur për ujitje.  Menaxheri i projektit Erjon Kalaja në prezantimin e tij trajtoi cështjen për dekomisionimin e digave jo funksionale dhe arsyet për dekomisonimi / heqja nga përdorimi i këtyre digave.