H2H Foundation / Aktivitetet / ActiveWater: Ndarja e njohurive me studentët tek Universiteti Polis

Datë: 03.11.2022

Ndërgjegjësimi i studentëve për ndotjen e ujit në skemat e ujitjes. Disa probleme të zakonshme përfshijnë përdorimin e plehrave kimike dhe pesticideve, asgjësimin e papërshtatshëm të mbetjeve dhe shkarkimin e rrjedhjeve industriale të patrajtuara. Studentët u njohën praktikisht me metodën e marrjes së mostrave dhe analizës së ujit për përcaktimin e COD, BOD5, metaleve të rënda, nitriteve si dhe pranisë së mikroorganizmave patogjenë në ujë dhe interpretimit të rezultateve të monitorimit në lidhje me vlerat e lejuara të përcaktuara nga FAO.