Ekipi i H2H Foundation në bashkëpunim me KKDM organizoi konferencën e parë kombëtare në Shqipëri për identifikimin dhe dekomisionimin / braktisjen e digave jo-funksionale. Gjatë këtij eventi u trajtuan tema dhe diskutime për digat si:
- Pikënisja, Sfidat e projektit “Abanian Municipality Dam Removal” dhe Adresimi tek Aktorët Kryesorë
- Angazhimi i Pushtetit Vendor në Dekomisionimin e Digave.
- Gjetjet kryesore të projektit “Abanian Municipality Dam Removal” dhe Sugjerime për Hapa të Mëtejshme për Dekomisionimin e Digave Jo-Funksionale në Shqipëri.
- Siguria e Digave Bujqësore që përdoren për ujitje.
- Kërkesat Ligjore për Dekomisionimin e Digave në Shqiperi dhe Sfidat në të Ardhmen.
- Analiza e Avantazheve Ligjore dhe Ekonomike nga heqja e Digave në Bashkimin Evropian
- Ndërhyrje në morfologjine e lumenjve dhe çështjet e sedimenteve
- Procedurat dhe dokumentat kryesore për aplikim për Leje / Autorizim për rehabilitimin e trupave Ujore.
- Biodiversiteti, Digat dhe Rezervuaret – propozime për përdorime të digave / rezervuareve pas dekomisionimit / braktisjes së digave.
- Diskutim mbi përfitimet e heqjes së digave dhe menaxhimit të sedimenteve.
- Shembuj dhe studime për monitorimin e sedimenteve të grumbulluar në rezervuare.
- Përdorimi i teknologjisë së dronëve për zbulimin e pengesave të lumenjve dhe monitorimin e gjendjes së digave.
Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues nga MBZHR, KKDM, Ambasada Hollandeze në Shqipëri, Ministria e brendshme, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, përfaqësues nga prefekturat dhe bashkitë në Shqipëri, përfaqësues nga organizatat e shoqerisë civile kombëtare dhe ndërkombëtare, nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe gazetarë të mediave kryesore në Shqipëri.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për diskutimet, komentet dhe sugjerimet e dhëna gjatë eventit.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Albanian Municipality Dam Removal”, i cili zbatohet nga H2H Foundation dhe mbështetet nga Programi Evropian Open Rivers.