Në kuadër të projektit Active Water II, H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues pranë Liqenit të Belshit, me fokus në mbrojtjen e burimeve ujore dhe ruajtjen e mjedisit natyror.
🤝 Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues nga SIDA, GreenAl, Bashkia Belsh dhe Prefektura Elbasan, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimin e përbashkët për një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për komunitetin.
🌱 Një rol të veçantë patën edhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh, të cilët u përfshinë në aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese, duke treguar se brezat e rinj janë kyç për mbrojtjen e natyrës dhe të ardhmen e qëndrueshme.
🙏 Falënderojmë të gjithë partnerët, institucionet dhe pjesëmarrësit për mbështetjen dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi për komunitetin dhe mjedisin.
💧 Së bashku për burime ujore të sigurta dhe një të ardhme më të gjelbër e të qëndrueshme!
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

