Blog Details

ACTIVE WATER II – Prezantimi i projektit

Posted by
Category: 

Në kuadër të projektit #GreenAL , Erjon Kalaja prezantoi projektin fitues “Active Water II” i cili do të zbatohet nga H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association në bashkitë dhe qarqet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fier dhe Shkoder, me një kohëzgjatje prej 18 muajsh. Objektivi i përgjithshëm është përmirësimi i menaxhimit të burimeve ujore për përdorim të qëndrueshëm, përmes një tryeze bashkëpunuese që lehtëson koordinimin ndërinstitucional, bazuar në monitorime të cilësisë së ujërave në terren dhe rritjen e ndërgjegjësimit komunitar.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment