Projekti Active Water II, i zbatuar nga H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, synon përmirësimin e vlerësimit të cilësisë së ujërave sipërfaqësore në Shqipëri. Gjatë fazës së dytë të monitorimit (Tetor 2025), u analizuan 13 trupa ujorë strategjikë në bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Belsh, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shijak, Fier dhe Pustec.
Rezultatet treguan rritje të ndotjes nga burimet bujqësore dhe urbane, nivele të larta nitrateve dhe kaliumit, turbullirë të shtuar dhe mineralizim të theksuar të ujit, veçanërisht në liqenet dhe rezervuarët e përdorur për ujitje, rekreacion dhe akuakulturë.
Raporti rekomandon forcim të monitorimit, përmirësim të sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura, promovim të praktikave bujqësore të qëndrueshme dhe përfshirje aktive të komuniteteve lokale në mbrojtjen e burimeve ujore.
Ky raport u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.
📄 Raportin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

