Blog Details

ACTIVE WATER II – Takim në ambientet e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit Tiranë

Posted by
Category: 

Më 26 Maj 2025, H2H Foundation, në bashkëpunim me North Green Association, prezantuan projektin “Active Water II” në ambientet e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit (APR Tiranë).
Përfaqësues nga APR Tiranë shprehën interes për projektin dhe theksuan rëndësinë që ka për Liqenin Artificial të Tiranës dhe Liqenin e Farkës.
Synimi i përbashkët është kthimi i këtyre parqeve në mjedise të pastra, funksionale dhe të qëndrueshme për komunitetin, duke promovuar aktivitete rekreative dhe mbrojtjen e burimeve ujore.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment