Blog Details

ACTIVE WATER II – Takim në AMBU për prezantimin e projektit

Posted by
Category: 

Në kuadër të projektit #GreenAL, më 15 Prill 2025, H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association zhvilluan një takim në ambientet e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) për të prezantuar projektin “Active Water II”, që ka në fokus monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësorë në bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

Përfaqësuesit e AMBU shprehën mbështetjen e tyre për këtë projekt, duke vënë në dukje rëndësinë e monitorimit të trupave ujorë që aktualisht nuk janë pjesë e planeve ekzistuese të menaxhimit.

Gjatë takimit u diskutua mbi metodologjinë e punës që do të ndiqet gjatë zbatimit të projektit, trupat ujorë të përzgjedhur, pikat e mundshme për monitorim si dhe, mundësitë për bashkëpunim me AMBU, si një institucion kyç i përfshirë në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment