Blog Details

ACTIVE WATER II – Takim në Bashkinë Durrës për prezantimin e projektit

Posted by

Më 27 Maj 2025, H2H Foundation, në bashkëpunim me Art Kontakt, prezantoi projektin “Active Water II” në ambientet e Bashkisë Durrës.

U diskutua mbi trupat ujorë të përzgjedhur, si Liqeni i Durrësit (Manskuri), Hidrovori Hamallaj dhe rezervuari në Rubjekë – ky i fundit me rëndësi të veçantë për agroturizmin dhe aktivitetet rekreative në zonë.

Përfaqësues nga Bashkia Durrës shprehën interes për përfshirjen në aktivitetet e projektit, si dhe për marrjen e raporteve teknike që do të përgatiten pas çdo faze të monitorim.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment