Blog Details

ACTIVE WATER II – Takim në Bashkinë Pustec për prezantimin e projektit dhe gjetjet nga monitorimi i parë

Posted by
Category: 

Më 13 Nëntor 2025, H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, në mjediset e Bashkisë Pustec prezantuan projektin “Active Water II”, që synon monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësorë në bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Elbasan, Belsh, Fier, Shkodër dhe Pustec.
Takimi filloi me një prezantim të pjesëmarrësve të organizatave që po zbatojnë projektin dhe roli që kanë në kete projekt. U theksua problemi kryesor i ndotjes së trupave ujore nga shkarkimet e ujërave të ndotura urbane, mbetjeve organike dhe inorganike në Shqipëri, si dhe nevoja për monitorim të vazhdueshëm të liqeneve, lumenjve dhe rezervuarëve nga institucionet përgjegjëse.

Gjatë takimit u prezantuan gjetjet nga raporti i parë i monitorimit të cilësisë së ujërave, me fokus në gjendjen e Liqenit të Prespës së Madhe dhe u diskutua nevoja për bashkëpunim të ngushtë mes Bashkisë dhe bizneseve private (bare, restorante dhe subjekte të tjera turistike) për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të zonës pa cenuar ekosistemin e liqenit dhe mjedisit përreth.
Bashkia Pustec shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me projektin dhe aktorët lokalë për të përmirësuar menaxhimin e ujërave dhe praktikat mjedisore.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment