Më 14 Maj 2025, H2H Foundation, në bashkëpunim me me Art Kontakt, prezantuan projektin “Active Water II” në ambientet e Bashkisë Shkodër.
Përfaqësues nga Bashkia Shkodër dhe Bashkia Vau i Dejës shprehën interes të veçantë për projektin dhe theksuan rëndësinë që ka për këtë prefekturë.
Gjatë takimit u nënvizua nevoja për monitorimin e Liqenit të Shkodrës, si një trup ujor me ndikim të madh në zhvillimin e turizmit, veçanërisht përmes vlerësimit të funksionimit të impiantit të trajtimit të ujërave.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.