Më 2 maj 2025, në kuadër të projektit #GreenAL, H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Associationn, zhvilluan një takim në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), me perfaqesues nga Qendra për Transformimin e Teknologjive Bujqësore (QTTB Fushe Kruje), si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit (DKU) Korçë, Fier, Durrës dhe Lezhë për të prezantuar projektin “Active Water II”, që ka në fokus monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësorë në bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër.
Diskutimet u fokusuan në sfidat e monitorimit të rezervuarëve, mungesën e standardeve për ujin e ujitjes dhe nevojën për bashkëpunim institucional.
U vendos të dërgohet një pyetësor për identifikimin e rezervuarëve prioritarë dhe të hartohet një memorandum bashkëpunimi për zbatimin e përbashkët të projektit.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.