Në datë 22 Nëntor 2023 u zhvillua takim në Prefekturën e Qarkut Kukës, me përfaqësues të Bashkive Has, Kukës dhe Tropojë. Në takim u theksua rëndësia për mirëmbajtjen, administrimin, shfrytëzimin e rezervuarëve dhe siguria e infrastrukturës së digave. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar projektin Albanian Municipality DARE dhe për diskutim dhe informimin mbi digat në administrim të Bashkive dhe gjendjen e tyre.