Në datë 13 Nentor 2023 u zhvillua takim tek Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Prefektura Lezhë, Bashkia Mirditë, Bashkia Lezhë dhe specialistë nga Drejtoria e ujitjes dhe kullimit. Gjatë takimit u theksua rëndësia për mirëmbajtjen, administrimin, shfrytëzimin e rezervuarëve dhe siguria e infrastrukturës së digave. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar projektin Albanian Municipality DARE dhe për diskutim dhe informimin mbi digat në administrim të Bashkive dhe gjendjen e tyre.