H2H Foundation / Aktivitetet / Albanian Municipality DARE: Takim me Bashkitë në Prefekturën e Qarkut Vlorë

Në datë 9 Nëntor 2023, në Vlorë u zhvillua takim për të diskutuar rreth digave që janë në pronësi të bashkive përkatëse të qarkut Vlorë, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga bashkitë përkatëse dhe prefekti i Qarkut. Gjatë takimit u theksua rëndësia për mirëmbajtjen, administrimin, shfrytëzimin e rezervuarëve dhe siguria e infrastrukturës së digave. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar projektin Albanian Municipality DARE dhe për të diskutuar gjendjen ekzistuese të digave dhe identifikimin e digave që kanë humbur funksionin e tyre.