H2H Foundation / Evente / Konferenca “DARE” – Konferenca e parë kombëtare për heqjen e digave jo-funksionale

Ekipi i H2H Foundation në bashkëpunim me KKDM organizoi konferencën e parë kombëtare në Shqipëri për identifikimin dhe dekomisionimin / braktisjen e digave jo-funksionale. Gjatë këtij eventi u trajtuan tema dhe diskutime për digat si:

  • Pikënisja, Sfidat e projektit “Abanian Municipality Dam Removal” dhe Adresimi tek Aktorët Kryesorë
  • Angazhimi i Pushtetit Vendor në Dekomisionimin e Digave.
  • Gjetjet kryesore të projektit “Abanian Municipality Dam Removal” dhe Sugjerime për Hapa të Mëtejshme për Dekomisionimin e Digave Jo-Funksionale në Shqipëri.
  • Siguria e Digave Bujqësore që përdoren për ujitje.
  • Kërkesat Ligjore për Dekomisionimin e Digave në Shqiperi dhe Sfidat në të Ardhmen.
  • Analiza e Avantazheve Ligjore dhe Ekonomike nga heqja e Digave në Bashkimin Evropian
  • Ndërhyrje në morfologjine e lumenjve dhe çështjet e sedimenteve
  • Procedurat dhe dokumentat kryesore për aplikim për Leje / Autorizim për rehabilitimin e trupave Ujore.
  • Biodiversiteti, Digat dhe Rezervuaret – propozime për  përdorime të digave / rezervuareve pas dekomisionimit / braktisjes së digave.
  • Diskutim mbi përfitimet e heqjes së digave dhe menaxhimit të sedimenteve.
  • Shembuj dhe studime për monitorimin e sedimenteve të grumbulluar në rezervuare.
  • Përdorimi i teknologjisë së dronëve për zbulimin e pengesave të lumenjve dhe monitorimin e gjendjes së digave.

Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues nga MBZHR, KKDM, Ambasada Hollandeze në Shqipëri, Ministria e brendshme, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, përfaqësues nga prefekturat dhe bashkitë në Shqipëri, përfaqësues nga organizatat e shoqerisë civile kombëtare dhe ndërkombëtare, nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe gazetarë të mediave kryesore në Shqipëri.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për diskutimet, komentet dhe sugjerimet e dhëna gjatë eventit.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Albanian Municipality Dam Removal”, i cili zbatohet nga H2H Foundation dhe mbështetet nga Programi Evropian Open Rivers.