Blog Details

Pjesëmarrja në konferencën ndërkombëtare – Monitorimi i Cilësisë dhe Sasisë së Ujit në Burime dhe Rezervuarë

Posted by
Category: ,

Më 28 Maj 2025, H2H Foundation mori pjesë në konferencën e organizuar nga Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM), me temë: “Monitorimi i Cilësisë dhe Sasisë së Ujit në Burime dhe Rezervuarë”.

Gjatë konferencës, Z. Erjon Kalaja prezantoi gjetjet kryesore të projektit Active Water I, si dhe ndau me pjesëmarrësit vizionin dhe objektivat e projektit të ri Active Water II, i cili fokusohet në monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësorë në bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

Kjo konferencë shërbeu si një hapësirë e rëndësishme diskutimi mbi rëndësinë e monitorimit të ujërave në Shqipëri, si dhe teknologjitë bashkëkohore që po përdoren për këtë qëllim.

H2H Foundation mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së burimeve ujore dhe promovimit të menaxhimit të qëndrueshëm të mjedisit në nivel kombëtar.

Be the first to comment