H2H Foundation është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Organizata jonë kërkon të krijojë komunitete të fuqizuara, të ditura, të trajnuara mirë për të përballuar çdo lloj sfide dhe problematike që mund të evokohet në kontekstin e një mjedisi që ndryshon me shpejtësi, nga ana sociale, ekonomike dhe politike. H2H Foundation ushtron aktivitetin e saj pa kufizime në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunon me qendra, fondacione, shoqata, organizata dhe komunitete të ndryshme vendase dhe të huaja brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Qëllimi ynë është të organizojmë aktivitete në shërbim dhe ndihmë të zhvillimit të shoqërisë shqiptare, nëpërmjet aktiviteteve sociale, humanitare, jofitimprurëse.
Misioni ynë është të krijojmë një iniciativë për grupimin e organizuar të profesionistëve në fusha të ndryshme, të cilët bashkohen në një mision të unifikuar për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve dhe shoqërisë shqiptare në:
- Artet dhe Trashëgimia Kulturore
- Zhvillimi i Shoqërisë Civile
- Zhvillimi i Komunitetit
- Analizat e bazuara në gjini (GBA)
- Qëndrueshmëria e politikës sociale
- Pjesëmarrja në Vendimmarrje dhe Demokraci
- Programet rinore dhe investimet në arsim në fusha të ndryshme si studimet sociale, kulturore, mjedisore dhe historike
- Zhvillimi i Arsimit
- Mbështetje për Iniciativat e Biznesit Social
- Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi
- Ekonomi rrethore
- Ekonomia Blu
- Zhvillimi i qëndrueshëm
- Mjedisi dhe Menaxhimi i Integruar i Ekosistemeve
- Ruajtja e Mjedisit dhe Ndryshimet Klimatike
- Zhvillimi i Bujqësisë dhe Rezistenca ndaj Klimës
- Zhvillimi i Medias në Fushat Sociale dhe Mjedisore