Vendndodhja: Roskovec, Shqipëri
Statusi: Në proçes
Përshkrimi:
SuS_AGRI synon të kapitalizojë metodologjinë e zhvilluar nga projekti REBOUND “Nxitja e elasticitetit në komunitetet rurale”, financuar nga programi ERASMUS+ Priority Theme duke e transferuar atë në territoret e Adriatikut Jugor. Zona e Adriatikut Jugor karakterizohet nga kushte të favorshme natyrore për zhvillimin e prodhimeve bujqësore. Megjithatë, vitet e fundit kjo zonë është ekspozuar edhe ndaj thatësirës, përmbytjeve, ngricave, erërave të forta dhe rritjes së nivelit të kripësisë së tokave bujqësore. Për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike, mungesës së ujit, ndryshimit të regjimit të reshjeve, baktereve dhe rritjes së temperaturës janë identifikuar si faktorët kryesorë të rrezikut klimatik në të gjithë sektorin e bujqësisë në zonën e Adriatikut Jugor.
Objektivi:
SuS_AGRI synon të forcojë njohuritë bazë të prodhuesve të fermave në zonën e Adriatikut Jugor mbi praktikat bujqësore për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike. Objektivi specifik i projektit është të promovojë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimin e rrezikut nga sjelljet, elasticitetin duke marrë parasysh pozicionet e tyre në ekosistem.
Rezultatet e pritshme:
- Të bashkëpunojë mes fermerëve të Adriatikut Jugor për të krahasuar efektet e ndryshimeve klimatike.
- Të gjejë bazën për metodat e reja dhe praktikat më të mira në këtë sektor