Blog Details

SuS_AGRI – Ftesë për pjesëmarrje në trajnim mbi metodat inovative për të krahasuar ndikimet e ndryshimeve klimatike në sektorin e bujqësisë

Posted by
Category: 

Në datat 21-23 Janar të vitit 2025, në kuadër të projektit SuS_AGRI,  në mjediset e Bashkisë Roskovec, Qarku Fier, do të organizohen trajnime mbi metodat inovative për të krahasuar ndikimet e ndryshimeve klimatike në sektorin e bujqësisë. Në këtë trajnim pjesëmarrësit do të marrin njohuri mbi:

  • Praktikat aktuale të teknologjisë së ujitjes me presion
  • Vlerësimi i Rrezikut të Lidhur me Klimën dhe Burimet e Ndotjes
  • Planifikimi i ujitjes, nevojat dhe llojet e burimeve ujore
  • Sfidat dhe mundësitë aktuale në ujitje
  • Ndryshimet klimatike dhe produktiviteti i qëndrueshëm
  • Kërkesat për Ujë të Kulturës dhe Planifikimi i Ujitjes
  • Politika e BE-së për Sigurinë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare
  • Ndikimi i ndryshimeve klimatike në produktivitetin e bujqësisë
  • Monitorimi i integruar në fermë
  • Ndryshimet Klimatike dhe Menaxhimi i Burimeve Ujore
  • Monitorimi i serrave

Pjesëmarrësit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze,
  • të jenë fermer, dhe
  • të jenë të disponueshëm në datat e treguara.

Afati i fundit për aplikimin e pjesëmarrësve është 30 dhjetor 2024, ora 16:00.

Të interesuarit mund të regjistrohen këtu

ose duke skanuar kodin në ftesën e postimit.

Pjesëmarrësit të cilat do të përfundojnë me sukses trajnimin do të pajisen me Çertifikatë Pjesëmarrje.

Do të vlerësonim shumë pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim dhe ju ftojmë të ruani këto data.

Be the first to comment