Blog Details

Webinar Online për prezantimin e gjetjeve të projektit Active Water II

Posted by
Category: 

Më 19 shkurt 2026 u zhvillua me sukses webinar-i në kuadër të projektit Active Water II, me pjesëmarrjen e 6️⃣6️⃣ të interesuarve nga fusha të ndryshme.
Gjatë aktivitetit u prezantuan gjetjet kryesore të projektit dhe u zhvillua një diskutim i hapur me ekspertë të fushës, përfaqësues të akademisë, institucioneve, studentë dhe aktorë të tjerë të interesuar. Shkëmbimi i ideve dhe perspektivave kontribuoi në thellimin e dialogut mbi menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Webinarin e plotë ta shikoni në videon poshtë:

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment