Blog Details

ACTIVE WATER II – Takim në Prefekturën e Qarkut Elbasan për prezantimin e projektit

Posted by
Category: 

Më 23 Prill 2025, H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, ne mjediset e prefektures se qarkut Elbasan prezantuan projektin “Active Water II”, që synon monitorimin e ujërave sipërfaqësorë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier & Shkodër.

Përfaqësues nga prefektura, bashkia dhe agjensia rajonale e mjedisit diskutuan mbi përfshirjen e liqeneve me ndotje të lartë në një program të zgjeruar monitorimi në zonën e Elbasanit.
U theksua nevoja për monitorim në liqenet e Treganit, Belshit, Tafanit dhe të tjerë që përballen me sfida mjedisore serioze te cilet konsiderohen si liqene me rëndësi strategjike për zonën.

Institucionet lokale shprehën gatishmërinë për të vijuar angazhimin në aktivitetet e tjera te projektit.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment