Blog Details

ACTIVE WATER II – Takim me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM) për prezantimin e projektit

Posted by
Category: 

Më 18 prill 2025, H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association zhvilloi një takim me kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM), Z. Arjan Jovani për prezantimin e projektit “Active Water II”, që synon monitorimin e ujërave sipërfaqësorë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

Z. Arjan Jovani theksoi rëndësinë e projektit për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe propozoi përfshirjen e rezervuarit të Vaut të Dejës në monitorim.

H2H Foundation u ftua ta prezantojë projektin në konferencën ndërkombëtare “Teknologji të reja për monitorimin e ujit” më 28 maj 2025, në Hotel Tirana International.

Takimi u mbyll me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi për të fuqizuar zbatimin e projektit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment