Në kuadër të projektit #GreenAL , më 18 prill 2025, H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) prezantuan projektin “Active Water II”, që synon monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësorë në bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër.
Gjatë takimit u prezantuan objektivat, metodologjia dhe rezultatet e pritshme të projektit.
Përfaqësuesit e AKM-së shprehën interes dhe mbështetje, duke theksuar se mungon një sistem i rregullt për monitorimin e liqeneve artificiale dhe rezervuarëve në vend.
U identifikuan si prioritare për monitorim hidrovorët në Fier dhe Hamallaj, ndërsa u propozua krijimi i zonave “buffer” për rezervuarët me rëndësi të veçantë.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.