Blog Details

Albanian Municipality DARE: Takim tek Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU)

Posted by
Category: 

Në datë 19 Shkurt 2024, Ekipi i H2H Foundation zhvilloi takim tek Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore (AMBU) për prezantimin e projektit “Albanian Municipality Dam Removal – DARE”. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i gjetjeve kryesore deri në këtë fazë të projektit dhe diskutim për heqjen e digave jofunksionale dhe identifikimin e barrierave dhe pritave lumore. Përfaqësuesit e AMBU-së u treguan të gatshëm për të dhënë kontributet e tyre për identifikimin e pritave lumore dhe rehabilitimi i lumenjve. Ky takim krijoi një mundësi për bashkëpunim me AMBU për projekte që lidhen me rehabilitimin e lumenjve.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Albanian Municipality DARE (Dam Removal)”, i cili zbatohet nga H2H Foundation dhe mbeshtetet nga Programi Evropian Open Rivers.

Be the first to comment