H2H Foundation / Aktivitetet / H2H Foundation një nga 28 organizatat mjedisore që advokuan për rishikimin e plotë të ligjit për zonat e mbrojtura

Jorida Tabaku si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian organizoi një takim të përbashkët në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë të premten 9 shkurt në orën 12.

H2H Foundation u përfaqësua nga Erjon Kalaja, si një nga 28 organizatat dhe ekspertet që iniciuan këtë proces konsultimi.

Tema e diskutimit ishin shqetësimet e Organizatave Mjedisore në lidhje me propozimet e fundit të deputetëve socialistë për ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” për shqyrtim te Komisioni për Çështjet Europiane.

Organizatat Mjedisore vlerësojne jashtëzakonisht të rëndësishme nevojën që ky projektligj të zgjerohet për diskutim e shqyrtim edhe në komisionet e tjera e me fokus Komisionin për Çështjet Europiane, sepse ky projektligj ka nevojë të përafrimit të ligjit me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian, me Direktivat, rregulloret e parimet ndërkombëtare si IUCN dhe Konventat në të cilat bëjmë pjesë dhe jemi të ratifikuar si vend.

Kjo nevoje lind per disa arsye:

1- Projektligji propozon ndryshime në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, ndërsa ky i fundit është përafruar me aquis Communautaire, për pasojë çdo ndryshim i tij duhet të kalojë njësoj procesin e përafrimit.

2- Projektligji është në kundërshtim me parimet e IUCN në procedurat e draftimit të ligjeve mjedisore.

3- Projektligji sjell regres të drejtash nga mbrojtja ligjore aktuale që gëzojnë sot Zonat e Mbrojtura.

4- Projektligji ka anshkaluar ekspertizën që i nevojitej draftimit, përpara diskutimit në nivel politik/parlamentar.

Ky amendim ligji ne formen dhe menyre qe propozohet cenon Integrimin Europian, vecanerisht kritereve te percaktuara ne Kapitullin 27 te Integrimit si dhe krijon hapsira me te medha ligjore per zhvillimin e aktiviteteve intensive te infrastruktures dhe ndertimit ne keto zona, duke cenuar seriozisht integritetin e zonave te mbrojtura dhe duke shkuar ne kundershtim me frymen e ligjit egzistues.

Organizatat Mjedisore advokuan për rishikimin e plotë të të gjithë ligjit për zonat e mbrojtura. Duke vënë theksin tek kompleksiteti i legjislacionit mjedisor, i cili kërkon që procedura e miratimit të tij të kalojë me propozim të Ministrisë përkatëse të Mjedisit, ku të diskutohet në nivel Teknik, gjë të cilën mund ta sigurojnë vetëm specialistët e fushave përkatëse.