Ekipi i H2H Foundation në bashkëpunim me kryetarin e KKDM, Z. Arjan Jovani zhvilloi takim me Ambasadorin e Hollandes në Shqipëri, Z. Reinout Vos. Fokusi i takimit ishte diskutimi për menaxhimin e burimeve ujore dhe gjendja e digave në Shqipëri.
Holanda ka një histori të gjatë dhe të suksesshme për menaxhimin e burimeve ujore. Për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me ujë, holandezët kanë zbatuar masa të ndryshme, duke përfshirë:
- ndërtimin e digave dhe rezervuarëve,
- zhvillimin e burimeve ujore nëntokësore, dhe
- ripërdorimin e ujit.
Ambasadori u shpreh se Shqipëria është e pasur me burime ujore dhe është një sfidë për mirëmbajtjen e të gjitha digave.
Jemi shumë mirënjohës për kohën dhe mundësinë që na dha për të prezantuar projektin tonë për heqjen e digave jofunksionale në Shqipëri.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Albanian Municipality DARE (Dam Removal)”, i cili zbatohet nga H2H Foundation dhe mbështetet nga Programi Evropian Open Rivers.