Blog Details

ACTIVE WATER II – Publikohet Raporti i Fazës së Tretë të Monitorimit të Cilësisë së Ujërave

Posted by

H2H Foundation në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, publikon raportin e fazës së tretë të monitorimit të cilësisë së ujërave sipërfaqësore, të realizuar në kuadër të projektit Active Water II. Monitorimi u zhvillua gjatë muajit prill 2026, dhe përfshiu 13 trupa ujorë strategjikë në bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Belsh, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shijak, Fier dhe Pustec. Vlerësimi u bazua në matje fiziko-kimike në terren, analiza mikrobiologjike laboratorike dhe monitorim ajror me dron

Gjetjet kryesore evidentojnë:

  • presione nga ujërat e ndotura urbane, bujqësia dhe aktivitetet rekreative;
  • ndotje bakteriologjike/fekale në disa trupa ujorë;
  • rrezik nga eutrofikimi, sedimentimi dhe mineralizimi i lartë;
  • nevojën për monitorim më të shpeshtë dhe ndërhyrje të koordinuara në zonat kritike.

Raporti paraqet rekomandime konkrete për përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotura, reduktimin e ndotjes bujqësore, krijimin e brezave mbrojtës vegjetativë, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe rritjen e transparencës përmes publikimit periodik të të dhënave.

Ky raport u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

📄 Lexoni raportin e plotë dhe njihuni me rezultatet dhe rekomandimet për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore në Shqipëri

Raportin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Be the first to comment