Më 22 korrik 2026, në kuadër të projektit RIVERCLEAN, u zhvillua aktiviteti i tretë i pastrimit të bregdetit në Plazhin Publik të Lalëzit, me pjesëmarrjen e vullnetarëve nga Rotary Club Tirana International dhe Horizons to Sustainability
Gjatë aktivitetit, vullnetarët bashkuan përpjekjet për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes mjedisore të zonës bregdetare, duke mbledhur dhe larguar 226 kg mbetje, të ndara si më poshtë:
- 98.6 kg mbetje plastike
- 127.4 kg mbetje të tjera
Kjo sasi tregon shkallën e konsiderueshme të ndotjes që vazhdon të ndikojë në ekosistemet tona bregdetare dhe detare.
Përveç pastrimit të zonës, aktiviteti kishte si objektiv rritjen e ndërgjegjësimit mbi:
- Reduktimin e përdorimit të plastikës njëpërdorimshe për të parandaluar përfundimin e mbetjeve në lumenj dhe dete;
- Mbrojtjen e rrjedhave ujore të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ekosistemet detare;
- Promovimin e praktikave dhe sjelljeve të qëndrueshme në komunitetet lokale për garantimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm në afat të gjatë.
Çdo kilogram mbetjesh i larguar nga mjedisi përfaqëson një hap konkret drejt mbrojtjes së natyrës. Aktiviteti dëshmoi se bashkëpunimi dhe angazhimi vullnetar mund të sjellin rezultate të prekshme dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pasurive tona natyrore.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të iniciativës RIVERCLEAN, nga ETMI dhe Milieukontakt Albania, me mbështetjen e Bashkimit Europian.

