Blog Details

Monitorimi i Cilësisë së Ujërave në kuadër të Projektit “Active Water II” – Faza III

Posted by
Category: 

Në kuadër të projektit “Active Water II”, H2H Foundation, në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association,, ka përfunduar fazën e tretë me aktivitetet e monitorimit për vlerësimin e cilësisë së ujërave në trupat ujore të përzgjedhur.

Aktivitetet e monitorimit janë realizuar me qëllim mbledhjen e të dhënave mbi gjendjen ekologjike dhe cilësinë e burimeve ujore, si dhe identifikimin e problematikave mjedisore që ndikojnë në ekosistemet ujore dhe komunitetet lokale.

Gjatë monitorimeve janë kryer matje fiziko-kimike në terren dhe janë marrë kampione uji për analizat e parametrave bakterologjik, duke përfshirë parametrat kryesorë të cilësisë së ujit, me fokus në evidentimin e ndotjes, ndikimeve antropogjene dhe nevojës për masa rehabilituese dhe menaxhim të qëndrueshëm të burimeve ujore.

Monitorimet janë zhvilluar në këto trupa ujore:

  • Liqeni i Shkodrës
  • Rezervuari Vau i Dejës
  • Liqeni i Prespës së Madhe
  • Liqeni Artificial i Tiranës
  • Liqeni i Farkës
  • Liqeni i Bovillës
  • Vija e Ngjalës
  • Liqeni Funar
  • Liqeni i Treganit
  • Liqeni i Belshit
  • Liqeni i Tafaneve
  • Rezervuari Rubjekë
  • Hidrovori Hamallaj
  • Zona e derdhjes në Detin Adriatik

Monitorimi i cilësisë së ujërave përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, institucioneve kërkimore dhe komuniteteve lokale për mbrojtjen e burimeve ujore dhe promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ekosistemeve ujore.

Përmes projektit “Active Water II”, synohet rritja e ndërgjegjësimit publik, përmirësimi i monitorimit mjedisor dhe mbështetja e veprimeve konkrete për reduktimin e ndotjes dhe ruajtjen e biodiversitetit në zonat ujore të vendit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Be the first to comment