📅 Më 22 Maj, u zhvillua një aktivitet monitorimi në Plazhin e Lalëzit në kuadër të projektit #RIVERCLEAN.
📍 Stacioni i monitorimit u përzgjodh përgjatë vijës bregdetare të Lalëzit – një zonë me vlera të larta natyrore dhe rekreative, por gjithnjë e më shumë e ekspozuar ndaj ndikimeve nga aktivitetet njerëzore dhe ndotja plastike.
🌊 Gjatë aktivitetit, u vëzhguan dhe u monitoruan prania, llojet dhe sasitë e mbetjeve, sipas protokollit të standardizuar për monitorimin e mbetjeve në plazh.
👉 Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të ofrojë një pasqyrë më të qartë të situatës së ndotjes në zonë, duke identifikuar llojet kryesore të mbetjeve, burimet e mundshme të tyre dhe ndikimin në mjedisin bregdetar dhe detar. Gjithashtu, aktiviteti kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për reduktimin e mbetjeve plastike dhe mbrojtjen e ekosistemeve natyrore.
🔎 Gjetjet kryesore:
🧾 377 mbetje të evidentuara në distance prej 100 metra
⚖️ 18.7 kg mbetje të mbledhura në total
♻️ 10.4 kg plastikë
🗑️ 8.3 kg mbetje të tjera
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të iniciativës RIVERCLEAN, nga ETMI dhe Milieukontakt Albania, me mbështetjen e Bashkimit Europian.

