Blog Details

RIVERCLEAN – Monitorim i mbetjeve në Plazhin Publik në fund të vijës bregdetare të Plazhit të Lalëzit

Posted by
Category: 

📅 Më 29 Maj, u zhvillua një aktivitet monitorimi në Plazhin Publik në fund të vijës bregdetare të Plazhit të Lalëzit, në kuadër të projektit #RIVERCLEAN.

📍 Zona e përzgjedhur për monitorim ndodhej në fund të vijës bregdetare të Plazhit të Lalëzit, pranë përroit Tarin – një hapësirë e ekspozuar ndaj ndikimeve të aktiviteteve njerëzore dhe ndotjes plastike.

🌊 Gjatë aktivitetit u vëzhguan dhe u monitoruan prania, llojet dhe sasitë e mbetjeve sipas protokollit të standardizuar për monitorimin e mbetjeve në plazhe.

👉 Ky aktivitet synon të ofrojë një pasqyrë më të qartë të situatës së ndotjes, duke identifikuar llojet kryesore të mbetjeve, burimet e mundshme dhe ndikimin e tyre në mjedisin bregdetar dhe detar. Njëkohësisht, ai kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për reduktimin e mbetjeve plastike dhe mbrojtjen e ekosistemeve natyrore.

🔎 Gjetjet kryesore: 🧾 511 mbetje të evidentuara në 100 metra distancë.
⚖️ 30.535 kg mbetje të mbledhura në total
♻️ 12.455 kg plastikë
🗑️ 18.08 kg mbetje të tjera

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të iniciativës RIVERCLEAN, nga ETMI dhe Milieukontakt Albania, me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Be the first to comment