Blog Details

RIVERCLEAN – Monitorimi i Dytë i Mbetjeve në Gjirin e Lalëzit tek Melia

Posted by
Category: 

Më 20 korrik 2026, në kuadër të projektit RIVERCLEAN, u zhvillua aktiviteti i dytë i monitorimit të mbetjeve bregdetare në Plazhin Publik të Lalëzit, me mbështetjen e vullnetarëve nga Rotary Club Tirana International dhe Horizons to Sustainability

Zona e përzgjedhur për monitorim ndodhej përgjatë vijës bregdetare të Lalëzit, një hapësirë me rëndësi të veçantë natyrore dhe rekreative, e cila përballet gjithnjë e më shumë me presionet e aktiviteteve njerëzore dhe ndotjen nga mbetjet plastike.

Gjetjet kryesore të monitorimit

Gjatë aktivitetit u vëzhguan, identifikuan dhe monitoruan llojet dhe sasitë e mbetjeve sipas metodologjisë së standardizuar për monitorimin e mbetjeve në plazhe. Qëllimi i monitorimit ishte të sigurojë një pasqyrë më të qartë të nivelit të ndotjes në zonë, të identifikojë burimet e mundshme të mbetjeve dhe të vlerësojë ndikimin e tyre në ekosistemin bregdetar dhe detar. Aktiviteti gjithashtu kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e reduktimit të mbetjeve plastike dhe mbrojtjes së mjedisit natyror.

  • 377 artikuj mbetjesh të regjistruar në 100 metra vijë bregdetare;
  • 16 kg mbetje të mbledhura në total;
  • 5.6 kg mbetje plastike;
  • 10.3 kg mbetje të tjera.

Rezultatet tregojnë se ndotja nga mbetjet, veçanërisht ato plastike, mbetet një sfidë e vazhdueshme për ruajtjen e ekosistemeve bregdetare. Të dhënat e mbledhura do të kontribuojnë në identifikimin e masave më efektive për parandalimin dhe reduktimin e ndotjes, si dhe në promovimin e praktikave më të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve.

 Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të iniciativës RIVERCLEAN, nga ETMI dhe Milieukontakt Albania, me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Be the first to comment