Blog Details

RIVERCLEAN – Aktivitet pastrimi ngjitur me Plazhin e Lalzit tek Melia

Posted by
Category: 

Më 20 korrik 2026, në Plazhin Publik të Lalëzit u zhvillua një aktivitet pastrimi bregdetar në kuadër të projektit RIVERCLEAN, me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e vullnetarëve nga Rotary Club Tirana International dhe Horizons to Sustainability.

Aktiviteti synoi jo vetëm largimin e mbetjeve nga zona bregdetare, por edhe ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e mbrojtjes së ekosistemeve detare dhe reduktimit të ndotjes nga mbetjet, veçanërisht ato plastike.

  • Në total janë grumbulluar 33.7 kg mbetje, ku:
  • 11 kg janë mbetje plastike
  • 22.7 kg mbetje të tjera

Përmes angazhimit të përbashkët të vullnetarëve dhe organizatave partnere, u kontribuua në përmirësimin e gjendjes mjedisore të plazhit dhe në promovimin e përgjegjësisë qytetare për mbrojtjen e natyrës. Aktiviteti dëshmoi se veprimet e vogla, kur ndërmerren së bashku, mund të sjellin ndryshime të rëndësishme për mjedisin dhe komunitetin.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të iniciativës RIVERCLEAN, nga ETMI dhe Milieukontakt Albania, me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Be the first to comment