Në kuadër të projektit “Active Water II”, H2H Foundation, në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association,, ka përfunduar fazën e tretë me aktivitetet e monitorimit për vlerësimin e cilësisë së ujërave në trupat ujore të përzgjedhur.
Aktivitetet e monitorimit janë realizuar me qëllim mbledhjen e të dhënave mbi gjendjen ekologjike dhe cilësinë e burimeve ujore, si dhe identifikimin e problematikave mjedisore që ndikojnë në ekosistemet ujore dhe komunitetet lokale.
Gjatë monitorimeve janë kryer matje fiziko-kimike në terren dhe janë marrë kampione uji për analizat e parametrave bakterologjik, duke përfshirë parametrat kryesorë të cilësisë së ujit, me fokus në evidentimin e ndotjes, ndikimeve antropogjene dhe nevojës për masa rehabilituese dhe menaxhim të qëndrueshëm të burimeve ujore.
Monitorimet janë zhvilluar në këto trupa ujore:
- Liqeni i Shkodrës
- Rezervuari Vau i Dejës
- Liqeni i Prespës së Madhe
- Liqeni Artificial i Tiranës
- Liqeni i Farkës
- Liqeni i Bovillës
- Vija e Ngjalës
- Liqeni Funar
- Liqeni i Treganit
- Liqeni i Belshit
- Liqeni i Tafaneve
- Rezervuari Rubjekë
- Hidrovori Hamallaj
- Zona e derdhjes në Detin Adriatik








Monitorimi i cilësisë së ujërave përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, institucioneve kërkimore dhe komuniteteve lokale për mbrojtjen e burimeve ujore dhe promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ekosistemeve ujore.
Përmes projektit “Active Water II”, synohet rritja e ndërgjegjësimit publik, përmirësimi i monitorimit mjedisor dhe mbështetja e veprimeve konkrete për reduktimin e ndotjes dhe ruajtjen e biodiversitetit në zonat ujore të vendit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit #GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 -2027”, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

